RMV, Filipçe: Ndodhemi në momentin kritik, nëse situata përkeqësoet mund të ketë rritje të restrikcioneve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media, tha se ndodhemi në momentin kritik me rritjen e pritur të numrit të të diagnostifikuarve me Kovid-19 dhe duke e pasur parasysh se po shkojmë drejt kulmit gjatë disa javëve të ardhshme po hyjmë në një fazë të re të menaxhimit të procesit të përgjithshëm, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Filipçe paralajmëroi se, nëse situata shkon drejt gjendjes më të keqe do të propozojnë edhe masa të tjera të cilat do të thonë rritje e restrikcioneve. Ai po ashtu, njoftoi se prej sot edhe spitali “8 Shtatori” është i gatshëm për diagnostifikimin dhe mjekimin e të prekurve nga Kovid-19 dhe se në dispozicion do të jenë 400 shtretër të rinj spitalorë, që i ofron spitali. Se ku do të akomodohen të prekurit do të vendoset në koordinim me drejtoreshën e Klinikës për Infektologji.

“Si qendër të re rajonale për ballafaqim me pandeminë e theksoi spitalin në Manastir ku, për momentin janë 35 shtretër në dispozicion të cilat mund të rriten deri në 100. Jemi në negociata, shtoi edhe me laboratorin e ASHAM për diagnostifikimin e të prekurve nga Kovid-19 dhe për përdorimin e aparaturës së tyre. Besoj se edhe ata do të kyçen së shpejti. Në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend ka pajisje mjekësore të mjaftueshme mbrojtëse. Kemi rezerva mjaft solide, ndërsa gjatë javës do t’i shtojmë. Kemi, pajisje mbrojtëse e cila përdoret kudo, ndërsa për fat të keq kudo në botë ka doktorë të infektuar ndërsa diku edhe që kanë vdekur”, deklaroi Filipçe.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski saktësoi se aplikacioni për ndjekjen e njerëzve të cilët kanë pasur kontakte me persona të prekur do të aktivizohet javën e ardhshme.

Pasi ta shkarkojë aplikacionin qytetarit do t’i ndahet numër i cili nuk ka lidhje me numrin e telefonit të tij celular apo me numrin e amzës. Përmes këtij numri do të ndiqen kontaktet që i ka pasur me personat e tjerë të cilët e kanë shkarkuar aplikacionin në telefonat e tyre celularë të cilëve u është afruar për më pak se dy metra. Për të funksionuar aplikacioni gjatë tërë kohës duhet të jetë i kyçur Bluetooth-i. Pas 14 ditësh të dhënat automatikisht do të fshihen nga pajisja dhe nuk do të ndërmerren në pajisje tjetër, ndërsa do të merren vetëm në serverët e infektologëve nëse poseduesi i aplikacionit preket nga Kovid-19 që më lehtë të ndiqen kontaktet që i ka pasur me personat e tjerë.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për sëmundje infektuese, Zharko Karaxhovski theksoi se ky komision ka edhe masa të tjera në dispozicion të cilat nëse situata përkeqësohet dhe shtoi se janë të gatshëm të propozojnë edhe masa të tjera të cilat do të thonë rritje e restrikcioneve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi gjithashtu se, se këtë javë do të bëhet edhe furnizimi i respiratorëve ndërsa kriteri kryesor do të jetë shpejtësia e dërgesës. Në llogarinë e Ministrisë së Shëndetësisë, siç tha, ka donacione prej 500.00 euro prej kompanive vendore, ndërsa ka dhe donacione të aparateve mjekësore dhe sasi të mëdha të pajisjes mbrojtëse prej rreth një milionë copë, si dhe automjete të donuara të cilat u ndahen qendrave për shëndet publik.

Ndërkaq, sot në Maqedoninë e Veriut janë regjsitruar edhe 72 raste të reja të virusit korona në vend,ndërsa është shënuar edhe një viktimë. Momentalisht, numri i të infektuarve në vend është 555 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button