Numri i të infektuarve me virusin korona në Tetovë me rrethinë ka arritur në 29

Nga gjithsej 72 raste të reja me virusin korona në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 12 janë të Komunës së Tetovës me rrethinë, sipas kësaj, numri i të infektuarve në nivel nacional ka arritur në 555 kurse në Tetovë me rrethinë 29, njofton Portalb.mk.

Deri në këto momente gjithsej të konfirmuara në Komunën e Tetovës me rrethinë janë 29 raste, në karantinë shtetërore brenda sektorit të Tetovës janë 429 qytetarë ndërkaq me vendim të Inspektoratit Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi në izolim janë 157 qytetarë.

Sipas qyteteve, Komunën e Tetovës me rrethinë numri i të prekurve me virusin korona është si vijon:

16 në Komunën e Tetovës

5 në Komunën e Tearcës

4 në Komunën e Bërvenicës

2 në Komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndërruar jetë)

1 në Komunën e Zhelinës

1 person nga Radovishi i cili gjendet në karantinë shtetërore në hotelet e Kodrës së Diellit

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme në rrjetin social fejsbuk, sot njoftoi se në Tetovë ka gjithsej 4 policë  të infektuar me virusin korona dhe 20 kolegë të tyre janë vendosur në izolim 14 ditor.

Ndërkohë, pasi 3 pacientë janë lëshuar sot nga Klinika për Sëmundje Infektive, pasi kanë rezultuar negativ me korona virus në dy testet kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button