RMV, 72 raste të reja me virusin korona, edhe një pacient ndërroi jetë, ndërsa janë shëruar 3 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 72 raste të reja të virusit korona në vend, njofton Portalb.mk.

Ndërkohë, sipas njoftimit të ministrisë, një pacientë i moshës 63 vjeçare nga Labunishta e Strugës, ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, disa orë pasi është pranuar në spital dhe i njëjti, ka pasue pasqyrë të rëndë klinike kur është sjellur në spital.

Me rastet e reja të publikuara, numri i të infektuarve është rritur në 555. Numri i të infektuarve nëpër qytete qëndron si më poshtë:

Shkup – 235

Kumanovë -114

Dibër – 49

Shtip-19

Prilep –33

Tetovë – 29

Strugë – 24

Veles – 10

Manastir – 6

Ohër – 3

Kavadar –2

Gostivar – 4

Gjevgjeli – 4

Strumicë – 2

Kriva Pallankë – 2

Radovsih -3

Krushevë – 2

Koçan – 14

Ndërkohë, pasi 3 pacientë janë lëshuar sot nga Klinika për Sëmundje Infektive, pasi kanë rezultuar negativ me korona virus në dy testet kontrolluese.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button