Cërvenkovski: Gruevski njëlloj sikurse Sllobodan Milosheviç!

“Ne jemi këtu për ta mbrojtur kushtetutën dhe shtetin juridik”, deklaroi lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski para Kuvendit.

“Pikërisht këto Gruevski dëshiron t’i shkatërrojë. Në qoftë se kjo i lejohet, Maqedonia më nuk do të jetë shtet demokratik dhe në të nuk do të ketë parlamentarizëm”, shtoi ai.

Lideri i LSDM-së situatën aktuale e krahasoi me atë të Serbisë në kohën e rënies së Milosheviçit.

“Për fat të keq, në vend se të vetëdijesohet, ai e ka marrë rolin e Milosheviçit, nxit popullin kundër njëri-tjetrit me qëllim që të shkaktojë incidente dhe tensione. Në qoftë se e ai ka vendosur të jetë Slobodan Milosheviç, do ta marrë edhe ai 5 tetorit e tij”, deklaroi Cërvenkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button