fbpx

Rusi, një sulmues qëllon për vdekje 5 persona për shkak të zhurmës

Një sulmues i armatosur në rajonin Ryazan të Rusisë ka qëlluar për vdekje pesë persona për shkak se ishin të zhurmshëm, bëri të ditur policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e së shtunës mendohet të jetë shkaktuar nga një mosmarrëveshje lokale.

Burri 32-vjeçar i ka kërkuar një grupi njerëzish që bisedonin nën ballkonin e tij që të ishin më të qetë. Siç thuhet, ai i ka qëlluar të gjithë pasi nuk pranuan.

Hetuesit kanë kërkuar ekzaminimin e shëndetit mendor të vrasësit të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button