RMV, Po hetohet se si vdiqën 2 pacientë të infektuar me COVID-19

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor po heton se si janë trajtuar dy personat, të cilët vdiqën nga Kovid 19. Pacienti i parë është 45-vjeçari R.Z. nga Kumanova, për të cilin nuk kishte reagim të shpejtë dhe urgjent as nga sistemi shtetëror, por nuk kishte rezultate të vërteta as nga sektori privat shëndetësor. Dhe rasti i dytë ka të bëjë me vdekjen e një pacienti 78-vjeçar nga Velesi i cili vdiq katër ditë më parë, e i cili nuk ishte akomoduar në repartin infektiv sepse sipas mjekëve ai nuk kishte pas simptoma të Kovid 19, shkruna IRL, transmeton Portalb.mk.

IRL ka botuar një histori në lidhje me udhëtimin për në ferr nëpër të cilin kishte kaluar R,Z. Për t’u testuar për Kovid 19. Megjithë sëmundjet kronike, diabetin dhe hipertensionin, ai nuk ia kishte dalë që përmes mjekut të tij amë të caktojë testimin përmes “Termini im” në laboratorët shtetëror. Duke kërkuar ndihmë, ai është drejtuar në Spitalin privat “Sistina”, ku ishte diagnostikuar negativ në testin për koronavirus. Dhe, katër ditë pas testit, më 31 mars, ai vdiq në Spitalin e sëmundjeve infektive në Shkup si një viktimë tjetër e Kovid 19.

Drejtoresha e inspektoratit, Irina Sotirova Buhova, konfirmoi për IRL se ka filluar një inspektim i jashtëzakonshëm dhe se do të ekzaminohet e gjithë rruga e 45-vjeçarit R.Z. nga Kumanova.

“Kjo do të thotë që do të bëhet inspektim në të gjitha institucionet ku pacienti është trajtuar. Në Kumanovë, inspektimi ka përfunduar, këto dy ditë mbetet në institucionet shëndetësore të Shkupit “- tha Buhova për IRL.

Që nga fillimi i krizës së koronës në vend, laboratori i raportimit hulumtues (investigativ) e ka monitoruar situatën me prokurimin dhe cilësinë e testeve të koronavirusit. Hulumtimet kanë treguar që ka mungesë të testeve për të testuar më shumë njerëz që bien në kategoritë e rrezikut ose persona të cilët nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me ndonjë pacient ndërsa kanë simptoma. Anketa epidemiologjike e realizuar nga mjekët amë, si në rastin e R.Z. nga Kumanova, tregoi se përzgjedhja e atyre që mund të testohen është shumë e rreptë në një kohë kur virusi ka transmetim lokal. Anketat epidemiologjike përbëhen nga 15 pyetje dhe në bazë të rezultatit mjeku vendos nëse do të caktojë test për pacientin. Pyetjet kryesore janë nëse pacienti ka simptoma apo ka pasur kontakte me ndonjë të afërm që është i sëmurë nga virusi.

Hulumtimi i IRL ka treguar se në mungesë të testeve shëndetësore shtetërore, shumë qytetarë testohen në laboratore private. Testet në spitalin “Zhan Mitrev” janë të njëjta me ato në laboratorët shtetëror, por ato paguhen me çmim prej 1.500 denarë, ndërsa për testim me prioritet çmimi është 3,000 denarë. Spitali Sistina ka filluar gjithashtu të bëjë testime, por këto teste janë të ndryshme nga të gjitha të tjerat që aktualisht kryhen në Maqedoni. Atje, testet janë imunologjike, përkatësisht, testi i gjakut mund të tregojë nëse një person ka sëmundje dhe shumë rrallë nëse aktualisht është i sëmurë nga koronavirusi. Pikërisht në “Sistina”, testi i kryer katër ditë para vdekjes, dha rezultat negativ për kumanovarin R.Z.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror po e heton edhe vdekjen e një 78-vjeçari nga Velesi, familja e të cilit ka akuzuar se atij nuk iu kishte dhënë mundësia të testohej dhe nuk ishte shtruar në spitalin e Velesit, megjithëse ishte në gjendje të keqe.

Rezultatet për shkakun e vdekjes tij erdhën katër ditë më vonë. Sipas rezultateve të testit, 78-vjeçari nga Velesi ka rezultuar pozitiv në testoin për Kovid 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button