RMV, Një polic i sulmuar ia ka marrë thikën një banori të fshatit Konjare, me të cilën paraprakisht sulmuesi kishte plagosur një fqinj

Fqinji i therur me thikë është në gjendje të rrezikut për jetën, ndërsa sulmuesi është nën hetim për vrasje të mbetur në tentativë. – Policia kishte ardhur gjysmë ore pas incidentit në Konjare të epërme të Shkupit, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Një banor i Shkupit  Konjare e Epërme e ka goditur me thikë një bashkëfshatar  e pastaj me të njëjtën thikë i ka sulmuar policët kur këta kanë dashur ta arrestonin për tentativë vrasjeje. Megjithëse i dyshuari nuk ka dashur të ulte thikën dhe është kërcënuar me thikë, policia ka përdorur vetëm forcë fizike për ta mposhtur.

Viktima është në një gjendje të rrezikshme për jetën.

“Prokuroria publike e Shkupit ka lëshuar ​​Urdhër për të realizuar procedurë hetimore ndaj një personi, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) dhe Sulm ndaj personit zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë nga neni 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Përkatësisht, 34-vjeçari banor i fshatit Konjarë e epërme më 3 prill me paramendim është përpjekur ta privojë nga jeta nje person, me të cilin paraprakisht kishin pas një sherr të shkurtër verbale. “Pas sherrit, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka marrë një thikë dhe e ka goditur me thikë viktimën në zonën e ijëve, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore që paraqesin rrezik për jetën”, ka njoftuar prokuroria.

Policisë iu desh vetëm gjysmë ore për të mbërri policia.

“Rreth gjysmë ore më vonë, i dyshuari është kërcënuar seriozisht se do të sulmojë katër oficerët e policisë që kishin vepruan me urdhër për ta arrestuar për krimin që ai kishte kryer më parë. Kur policia kishte arritur në shtëpinë e tij, ai ka dalë te dera, përsëri duke mbajtur thikë në dorë. Njëri prej oficerëve të policisë i ka dhënë urdhër që të hidhte thikën, por i dyshuari nuk ka pranuar ta bëjë këtë dhe i ka kërcënuar policinë. Policët janë tërhequr në oborr dhe janë ndalë pranë automjetit zyrtar të policisë, ndërsa i dyshuari kishte filluar t’iu afrohet me dorën lartë, në të cilën e ka mbajtur thikën. Në atë moment, një nga oficerët e policisë është afruar te i dyshuari dhe me përdorimin e forcës ia ka kaur i dorën, thika ka rënë në tokë dhe i dyshuari është arrestuar”, thotë prokuroria.

Prokurori publik kompetent ka paraqitur, para gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore penale në Shkup, propozim për të përcaktuar masën e paraburgimit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të arratiset, të ndikojë mbi dëshmitarë ose ekspertët, si dhe se ai do të përsërisë krimin ose do të përfundojë përpjekjen për vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button