Filipçe: Ka numër të mjaftueshëm të testeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu referuar një analize që ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka shkruajtur se analizat tregojnë se, Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon sipas numrit të testeve të kryera në 1 milion banor për virusin korona, njofton Portalb.mk.

Ai bëri të ditur se ka numër të mjaftueshëm të testeve për përmbushjen e nevojave të vendit.

“Ky është një rezultat i shkëlqyer, jo vetëm për numrin e testeve, por edhe për qasjen gjithëpërfshirëse në identifikimin e pacientëve, rezultatet e tyre dhe grupimi i të sëmurëve. Momentalisht disponojmë me 4500 teste, ndërsa rezervat plotësohet çdo ditë. Presim donacionin edhe të 20.000 testeve, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend”, ka theksuar Filipçe.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se janë regjistruar edhe 53 raste të reja me virusin korona në vend. Me këtë numri i personave bartës të virusit korona në shtet arrin në 483 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button