Protestuesit hedhin shishe ndaj selisë së LSDM-së

Prej sot në mëngjes para selisë së LSDM-së në rrugën “Bihaqka” është mbledhur një turmë protestuesish të cilët protestojnë kundër opozitës.

Ata tani janë radikalizuar dhe kanë filluar të hedhin me shishe xhami ndaj godinës në të cilën gjendet selia partiake dhe të demolojnë gjithçka përreth.

Ndryshe, portali “Kurir” dje shkroi se revolta e një pjese të qytetarëve që janë pjesë e nismës “Fronti I popullit, front për Maqedoninë” është aq e madhe saqë ka mundësi të hyjnë në seli të LSDM-së, si rezultat i revoltës të cilën partia opozitare e shkaktoi mes popullit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button