RMV, Vazhdon edhe sot kufizimi i lëvizjes prej orës 16:00

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve fillon edhe sot prej orës 16:00 dhe do të zgjas deri nesër në orën 05:00. Kufizimi për lëvizje gjatë fundjavës është në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë që zbatohet nga java e kaluar, njofton MKD, transmeton Portalb.mk

Ora policore gjatë ditëve të javës fillon nga ora 21:00, ndërsa për personat e moshuar çdo ditë nga ora 11:00, për të rinjtë deri në 18 vite ka lëvizje të kufizuar prej orës 12.

Të gjitha institucionet publike dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës, duhet të përshtaten me kufizimet e reja të lëvizjes dhe të përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00.

Nga ndalesa janë të përjashtuar bujqit të cilët kanë aktivitet që nuk mund të prolongohen dhe kanë të bëjnë me prodhime bujqësore.

Repartet e prodhimtarisë dhe fabrikat e vazhdojnë prodhimin e tyre të organizuar në ndërrime. Sipas konkludimit të shtabit kryesor koordinues të krizës, punëtorët gjatë orës policore do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës vetëm me leje të posaçme për kryerjen e ndërrimit të natës.

Të gjitha ndalesat dhe kufizimet e miratuara më herët, mbeten në fuqi.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se janë regjistruar edhe 53 raste të reja me virusin korona në vend. Me këtë numri i personave bartës të virusit korona në shtet arrin në 483 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button