RMV thyen rekorde, vitin e kaluar ka importuar 41.479 automjete të përdorura (Infografik)

Madje 41.479 automjete të përdorura janë importuar vitin e kaluar në vendin tone, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Doganave. Bëhet fjalë për vitin e dytë me rekord për nga numri i mjeteve të vjetra të importuara pasi në vitin 2009 u lejua importi i automjeteve të përdorura me kushte të volitshme. Pjesa më e madhe e asaj që vjen nga jashtë janë automjete për udhëtim dhe atë gjithsej 38.580 vetëm gjatë vitit 2019. Në periudhën e dekadës së kaluar, Maqedonia ka importuar, numër fantastik prej 339.519 automjete, kamionë dhe autobusë të përdorur nga jashtë shtetit.

Shifrat statistikore të Drejtorisë së doganave tregojnë që nga viti në vit në tregun e Maqedonisë rritet edhe kërkesa për automjete të reja. Në vitin 2019 në vend janë importuar 7.490 automjete të reja, që është shifra më e madhe pas rekordit të arritur në vitin 2010. Motorizimi i përshpejtuar i popullatës së Maqedonisë tash më nuk çon në rënie të vjetërsisë së flotës së mjeteve motorike në vendin tonë, e kjo veçanërisht është evidente tek autobusët që i përdorin ndërmarrjet për auto transport.

Në anën tjetër, sjellja e vazhdueshme e “skrapit” evropian në vendin tonë vazhdimisht shkakton probleme serioze në të gjithë qytetet. “Meta.mk” tash më ka shkruar që numri i vendeve për parkim të hapura në qytetet e Maqedonisë është për 10 herë më i vogël në krahasim me numrin e automjeteve të reja të regjistruara në vend. Në disa qytete, siç është rasti me Shkupin, vlerësimet jozyrtare tregojnë që mungojnë rreth 8.000 vende për parkim të automjeteve.

Për shkak të rritjes galoponte të importit të automjeteve, autoritetet komunale kanë të dhëna tepër të reduktuara për atë sa vende për parking mungojnë nëpër qytete, mirëpo me importin e pakontrolluar vështirësohet edhe parashikimi i nevojave të ardhshme për parkim në komuna. Ndikim të konsiderueshëm nga rritja e vazhdueshme e numrit të automjeteve mund të ndihet pikërisht në këto lokacionet ku edhe në këto moment ekziston mungesa më e madhe për vende parkimi, siç është rasti në qendër të Shkupit.

Rritja rapide e numrit të automjeteve të importuara ndikon mbi rritjen e kaosit në komunikacionin e qyteteve dhe shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra që përdoren për parkim, kurse problem i veçantë janë automjetet e vjetra të cilat kontribuojnë për rritje të ndotjes së ajrit me emetim të gazrave të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button