RMV, realizimi i investimeve kapitale nuk do të ndalet për shkak të krizës me koronën

Qeveria nuk e ka në plan të ndërpret investimet kapitale në infrastrukturë. Në një prononcim për “Meta.mk“, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thekson se projektet kapitale në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale do të vazhdojnë të realizohen pa probleme, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme në mënyrë që të mos ketë vonesa në zbatimin e projekteve kapitale”- thonë nga kjo ministri.

Ata theksojnë se te një pjesë e madhe e projekteve të infrastrukturës rrugore, të cilat aktualisht janë në ndërtim e sipër, ka madje vëllim edhe më të madh të realizimit sa i përket dinamikës së planifikuar. Në infrastrukturën hekurudhore, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thekson se ndërtimi i hekurudhës për në Bullgari është në vazhdim e sipër, por për momentin ndërtimi i seksionit nga Kumanova në Beljakovce ka ulur dinamikën për shkak të situatës që u shfaq.

Një nga disa çështjet e rralla për të cilën kanë rënë dakord edhe qeveria edhe opozita gjatë krizës së koronës është pikërisht realizimi i investimeve kapitale. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar para publikut se përmbushja e premtimit për investime kapitale duhet të vazhdojë.

Edhe partia opozitare VMRO-DPMNE theksoi gjithashtu në deklaratën e djeshme se realizimi i investimeve kapitale nuk duhet të ndalet, në mënyrë që të ndihmojë industrinë dhe sektorin e ndërtimtarisë.

Odat ekonomike në vend gjithashtu bënë apel për vazhdim të projekteve kapitale. Asociacioni sektorit të ndërtimtarisë, industria e materialeve të ndërtimit dhe jo-metale pran Odës ekonomike të Maqedonisë theksuan se ata po i vënë në dispozicion kapacitetet e tyre për angazhim të plotë për kohëzgjatjen e krizës, por edhe më pas.

“Historia botërore ka treguar se në kriza të tilla të mëdha ekonomike, përmes zbatimit të projekteve kryesore të infrastrukturës, sektori i ndërtimit ka kontribuar shumë në ringjalljen e ekonomisë”.  Prandaj, investimet kapitale që janë projektuar në buxhet, të cilat iu referohen projekteve të infrastrukturës, nuk duhet të zvogëlohen dhe ato projekte duhet të realizohen “, theksojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

Megjithë dëshirën për të vazhduar aktivitetet ndërtimore dhe ofertën për të vënë në dispozicion objektet e tyre, ndërtuesit ende kanë frikë nga kolapsi financiar për shkak të problemeve me arkëtimin e kërkesave dhe detyrimeve financiare të kompanive, por edhe pasigurisë se çfarë do të ndodhë me projekte aktuale dhe me ato rejat për realizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button