fbpx

Ekspertët për buxhetin: shqiptarë mos flini!

Vendimi i njëanshëm i Qeverisë për Buxhetin, paraqet akt jodemokratik ndërsa heshtja e partive politike shqiptare është e pakuptimtë. Këtë koment e ka bërë analisti politik Albert Musliu, i pyetur për bujën për Buxhetit të vitit 2013.

‘Vendimin e njëanshëm e marr si të pa kuptimtë dhe ai vendim i njëanshëm gjeneron tensione dhe incidente edhe brenda edhe jashtë parlamentit. Është një vërtetim për mua se kapaciteti i kompromisit në Maqedoni mungon. Demokracitë parlamentare janë për kompromis e jo të imponimit të shumicës, sepse të ishte ashtu atëherë opozita duhet të shkoj te shtëpia sepse sdo të kishin funksion. Heshtjen nuk e kuptoj, se flitet për Buxhetin e Maqedonisë. Kur ishte puna Branitellave të gjithë subjektet flisnin. Nuk është zgjedhje partitë politike të bëjnë sehir kur zihen të tjerët se Buxheti nuk është vetëm i maqedonasve por edhe i shqiptarëve. Nuk e kuptoj heshtjen e subjekteve politike, le të dalin le të thonë se a pajtohen ose nuk pajtohen me këtë Buxhet, a e pranojnë ose jo dhe pse’ tha Musliu.

Eksperti ekonomik, Visar Ademi, thotë se Buxheti diskriminues jo vetëm që përjashton shqiptarët por edhe është armë e fortë e qeverisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

‘Këto mendoj se janë loja të Qeverisë në prag të zgjedhjeve lokale që do të ndodhin në mars të 2013. Opozita është normale të bllokojë buxhetin sepse e din se historikisht kjo është në shërbim të zgjedhjeve, qoftë nëpërmjet invstimeve të ndryshme të cilat u kanë dhënë emocion votuesve maqedonas, kështuqë opozita e din se këtë armë të fortë qe e ka qeveria do ta shfrytëzon deri në maksimum. Buxheti vazhdon të mos ketë investime kapitale, të fokusohet në ngritjen e identitetit dhe kombit, vazhdon të fokusohet në kulturë dhe në atë lloj drejtime që nuk japin ndonjë rritje shtesë për ekonomine’tha Ademi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button