Trump shkarkoi një zyrtar që ishte përfshirë në hetimet ndaj tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar një zyrtar të intelegjencës që ishte i përfshirë në hetimet që çuan në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Trump informoi Komitetin e Intelegjencës në Senat më 3 prill për vendimin që ta shkarkojë zyrtarin Michael Atkinson.

Atkinson gjatë shërbimit në intelegjencë kishte informuar Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione për presionin e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Dëshmia e informatorit që më pas u bë publike, zbuloi se Trump kishte kërkuar nga presidenti ukrainas Zelenskyi për të hetuar Biden.

Këto akuza cuan në një hetim ndaj Shtepisë së Bardhë dhe në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit që doli të jetë i pafajshëm.

Trump për shkarkimin e Atkinsonit, tha se është thelbësore që ai të ketë besim në të emëruarit, gjë që nuk vlen më për zyrtarin e intelegjencës.

Ai theksoi se planifikon të emërojë dikë që ka besimin e tij të plotë në pozitën e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button