Ronaldo, futbollisti i parë që pritet të bëhet miliarder

Cristiano Ronaldo ka ulur pagën e tij për të ndihmuar skuadrën e tij pas krizës ekonomike që i ka kapluar klubet, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Por, përkundër kësaj, ylli portugez vazhdon të jetë futbollisti me i kërkuar dhe i paguar në fushën e marketingut.

Ronaldo fiton 36 milionë euro në vit nga veshmbathja e njohur sportive Nike, përderisa ka edhe një seri projektesh të tjera reklamuese, transmeton KOHA.

Ronaldo është imazh edhe i FIFA 19, përderisa ka pasur sukses mjaft të madh edhe në bizneset e tij private duke pasur të hyra të mëdha gjatë këtij viti.

Sipas “Forbes”, Ronaldo do të jetë vetëm sportisti i tretë në botë që do të fitojë rreth 1 miliard dollarë. Para Ronaldos, këtë shifër e kanë arritur Floyd Mayweather dhe Tiger Wood.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button