Shtabi komunal i krizës në Kumanovë me rekomandim barnatoret të vendosin kujdestari, familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë

Shtabi komunal i krizë të Kumanovës në seancën e sotme u bëri thirrje qytetarëve të marrin informacione nga shtabi, barnatoret të vendosin kujdestari, ndërsa familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë për blerjen e produkteve të domosdoshme, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

“Apel ndaj qytetarëve në rast të ndonjë simptome, i cili mund të tregojë infeksion me koronavirus ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë dhe nëse u jepet udhëzim për në spital të mos refuzojnë hospitalizimin, nëse kjo u rekomandohet nga mjeku kujdestarë”, thuhet në kumtesën e shtabit.

Telefoni kujdestar i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365 061, në të cilin qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme.

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim deri më tani ka informacione se barnatore kujdestare në qytet është Provitalis (031 415 303). Shtabi gjithashtu apelon edhe barnatoret tjera në qytet të vendosin shërbime të tillë për kujdestari dhe ta respektojnë vendimin e Komisionit të shëndetësisë dhe Qeverisë, dhe për këtë ta informojnë shtabin.

Rastet më të rrezikuara sociale për ndihmë në blerjen e produkteve të nevojshme mund të paraqiten në numrat e telefonit 075 207 126 dhe 077 71 94 94. Sipas masave të Qeverisë dhe informacioneve nga MPB, bujqit që kanë aktivitete të menjëhershme me prodhimin në afërsi të fshatrave të tyre, do të munden ta punojnë tokën e tyre.

Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe informacionit nga MPB, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për dalje urgjente nga shtëpia gjatë orës të policisë (nevojë për shërbim mjekësor, angazhim pune, etj.) ta paraqesin daljen në numrin e telefonit 192.
“Kërkojmë nga Qeveria që të miratojë me urgjencë masë e cila do t’i lejojë të punojnë marketet dhe dyqanet që shesin produkte ushqimore në telefon dhe online dhe t’i shpërndajnë tek blerësit në shtëpi gjatë ditëve sa zgjasin orët policore”, thuhet në kumtesën e shtabit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button