RMV, 53 raste të reja me virusin korona në vend, 5 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup kanë humbur jetën dy pacient të cilët ishin të diagnostifikuar me virusin korona, edhe atë një grua nga Labënishti (Strugë) e moshës 71 vjeçare dhe një burrë nga Kumanova, i moshës 77 vjeçare të cilët ishin paraprakisht të hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Instituti për Shëndet Publik informon edhe për dy raste të vdekjes, edhe atë për një banor të Velesit i cili ndërroi jetë para disa ditëve, kurse rezultatet e tij për virusin korona janë vërtetuar pas vdekjes si dhe për një shtetas të huaj I cili ka jetuar në Shkup për 4 muaj.

Ministria rikujton që edhe pacienti nga Kumanova i cili ndërroi jetë në datë 2 prill në Klinikën Infektive, rezultati pozitiv i këtij pacienti është konfirmuar dje në mbrëmje. Me këtë, në statistikën e sotme janë të evidentuar gjithsej 5 raste të vdekjes nga Covid 19.

Aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizar 61 pacientë, nga të cilët 11 janë të vendosur në aparate për ventilim mekanik.

Në 24 orët e fundit të regjistruar janë 53 raste të reja me virusin korona në vend. Sipas qyteteve: Shkup 13, Kumanovë 8, Shtip 5, Prilep 2, Strugë, 14, Tetovë 2, Veles 1, Gostivar 2 dhe Koçani 6.

Me këtë numri i personave bartës të virusit korona në shtet arrin në 483 persona. Sipas vendbanimeve, deri sot të regjistruar me Covid 19 ka në:

Shkup – 221

Kumanovë- 93

Dibër – 49

Shtip- 20

Prilep- 24

Tetovë- 17

Strugë- 23

Veles- 9

Manastir- 4

Ohër- 3

Gostivar- 4

Gjevgjeli- 4

Kriva Palanka-2

Koçani- 7

Ndryshe, gjithsej teste për virusin korona në shtet janë kryer 4,920 kurse si raste aktive janë 446.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button