COVID-19 rrezik edhe për gazetarët, puna në terren është zëvendësuar me video-konferencat

Pandemia globale COVID- 19 është shndërruar në rrezik edhe për raportuesit e lajmit. Gazetarët janë në frontin e parë të kësaj lufte me armikun e padukshëm, ku mundësia e infektimit është e lartë. Sipas të dhënave të siguruara nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, puna në terren është reduktuar ndjeshëm  dhe shumica e aktiviteteve  zhvillohen nëpërmjet  video-konferencave, shkruan Zëri i Amerikës.

Gazetarët e terrenit, pavarësisht se jetojnë çdo ditë me frikën e të infektuarit,  theksojnë se para se të dalin në terren ata  marrin të gjitha masat mbrojtëse, si maska dhe doreza, dhe po ashtu ruajnë distancën fizike, për të mbrojtur veten, kolegët dhe për të siguruar një informim sa më profesional.

Siguria e gazetarëve mbetet shqetësimi parësor, por  përveç asaj është tejet e rëndësishme mënyra sesi do të bëhen raportimet për publikun. Lajmi duhet të përcillet ashtu siç është pa u zmadhuar apo zvogëluar, duke u mbështetur  në teknikat më të mira të raportimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button