Premier Liga nuk do të fillojë as në muajin maj

Premier Liga e Anglisë në futboll, e pezulluar për shkak të pandmeisë së koronavirusit të ri (COVID-19), nuk do të fillojë as në muajin maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Premier Liga tha se futbolli i ligës së parë angleze nuk do të vazhdojë në datën e paraparë fillimisht pas pezullimit të parë si pasojë e pandemisë.

Vendimi është marrë pas një takimi të kryesisë së ligës më të lartë angleze, e cila, siç thuhet në njoftim, ka theksuar përparësia e tyre është shëndeti i njeriut.

Në njoftim thuhet se përballjet në futboll do të vazhdojnë kur të krijohen kushte të sigurta dhe të përshtatshme.

Po ashtu, Premier Liga tha se klubet po kalojnë në një periudhë të vështirë në aspektin ekonomik, duke shtuar se në vijim ato do të zhvillojnë takime me futbollistët për uljen e pagave për 30 për qind.

Siç njoftohet më tej, një fond prej 125 milionë funtash do të ndahet në mbështetje për klubet e ligave nën Premier Ligën.

Ndërkaq, 20 milionë funta do të ndahen nga Premier Liga për Shërbimet Kombëtare të Shëndetit (NHS) për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button