(VIDEO) Cenzurë në Parlament! Sigurimi përjashtoi gazetarët!

Sigurimi i Parlamentit në tentimin e tretë ka përjashtuar gazetarët nga salla e Kuvendit ku i ndjekin zhvillimet e fundit. Disa prej gazetarëve, siç shihet edhe në video, janë tërhequr me forcë nga sigurimi i Kuvendit. Shoqata e gazetarëve ka informuar të gjitha ambasadat relevante në vend për rastin.

“Sot në mënyrën më brutale u parandaluam nga sigurimi i Kuvendit që ta ushtrojmë punën tonë. Derisa deputetët ishin në sallë me forcë na nxorën nga galeria. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme e pushtetit në orvatje që të përleshet me gazetarët. Ata sot përcollën imazhin e vërtetë tëMaqedonisë. Kjo është Maqedonia e vërtetë. Por e di që ata të cilet konfrontohen me gazetarët fundin e kanë të palakmueshëm” u shpreh kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

***************************************************

Gazetari i Portalb lajmëron se sigurimi i Kuvendit tenton ti përjashtojë gazetarët nga galeria e sallës së Kuvendit nga e cila gjitnjë ndjekin ngjarjet.

Qeveria nuk dëshiron të kuptohet çfarë po ndodh brenda!

Gazetarët nuk kanë lëshuar sallën ndërsa kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani tha se kjo është censurë e drejtëpërdrejtë e pushtetit.

“Përpjekja që gazetarët t’i dëbojnë nga galeria për të mos ndjekur seancën është përpjekje për censurë. Por ne nuk largohemi dhe do të qëndrojmë këtu” tha Selmani. 

Deputetët u rrahën në Parlament, situata e tensiounar vazhdon, seanca për buxhetin ende nuk mund të fillojë. Deputetët e LSDM-së kanë zaptuar foltoren e Veljanovskit ndërsa deputetët e VMRO-së, BDI dhe opozita shqiptare janë ulur nëpër vendet e tyre. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button