Shkoi në 135 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostrave të premten pas mesnate, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Të infektuarit janë kryesisht raste kontakti dhe të hospitalizuar në Klinikën Infektive, thuhet në njoftim.

Tri rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.

Nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Kosovë ka vdekur një person dhe janë shëruar 16.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button