Ora policore e njëjtë edhe për këtë fundjavë, dallon Kumanova

Ashtu si në fundjavën e kaluar, edhe këtë fundjavë kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 16 dhe përfundon në 5 të mëngjesit. Kjo nuk vlen për qyetetin e Kumanovës. Këtu ora policore ka nisur në orën 21 të ditës së premte dhe sipas vendimit të Qeverisë do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së hënë, shkruan TV21, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha institucionet publike si dhe ato private që punojnë gjatë fundjavës duhet që punën ta mbyllin më së voni në orën 15.

Nga këto ndalesa përjashtohen bujqit që e kanë të domomsdoshme të punojnë arat, varësisht asaj që kanë të mbjellur. Nga ana tjetër, të gjithë të tjerët, si blelgtorët e pemtarët, nëse kanë punë urgjente që lidhet me bujqësinë, duhet që përmes telefonit të paraqiten dhe të marrin leje në njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.

Fabrikat dhe subjektet e tjera të prodhimit e vazhdojnë punën e tyre të organizuar në turne (ndërrime). Mbeten në fuqi të gjitha ndalesat dhe kufizimet e mëparshme, që janë sjellë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button