OEMVP: Izolimi i Kumanovës, vendim i shpejtuar dhe i gabuar

Veprim të shpejtuar dhe të gabuar, kështu e quan Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në qytetin e Kumanovës edhe atë duke filluar nga dita e premte nga ora 21:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, njofton Portalb.mk.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë tenton të mbajë në nivel sa më të lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe vlerëson lartë partneritetin e krijuar me ato. OEMVP-ja gjithmonë do të kontribuojë në krijimin e mjedisit sa më të volitshëm për bizneset në vend, andaj edhe në veprimet e shpejtuara dhe të gabuara të Qeverisë do të reagojë, siç ishte vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Qytetin e Kumanovës edhe ate për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve duke filluar nga dita e premte (03.04.2020) nga ora 21:00 deri ditën e hënë (06.04.2020) në orën 05:00.

Ky vendim është i papranueshëm pasi që është sjellur vetëm disa orë para se të fillojë kufizimi i lëvizjes së lirë nga ora 21:00 dhe ditën para se të fillojë uikendi dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftohen vetëm disa ore më herët. Kjo situatë shkakton huti dhe panikë tek qytetarët e asaj zone, të cilët në mungesë të furnizimit me ushqim bazë mblidhen në turma njerëzish për të kryer furnizime të nevojshme. Kjo situatë rrit nivelin e rrezikut që të shpërndahet koronavirusi edhe më shumë, fakt që nuk është interes i askujt në këtë periudhë të pandemisë COVID19.

OEMVP-ja apelon tek institucionet përkatëse që çdo lloj vendimi i ngjashëm që do të merret, të njoftohen qytetarët së paku 48 orë para hyrjes në fuqi” kumtojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore.

Ndryshe, në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u ndërmorrën masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, një nga ta ishte edhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët e Kumanovës në një kohë të shtuar, edhe atë gjatë uikendit, 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button