fbpx

Mbi 1,1 milion raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,1 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1.117.942 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 277.475 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 119.827 raste, Spanja me 119.199 dhe Gjermania me 91.159 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.639 raste.

Pas tyre vijojnë Franca me gjithsej 82.165 raste deri më tani, Irani me 53.183, Britania me 38.168, Turqia me 20.921 raste, Zvicra me 19.606, Belgjika me 16.770, Holanda me 15.723, Kanadaja me 12.549, Austria me 11.524 dhe Koreja e Jugut me 10.156 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 59 mijë njerëzve deri më tani.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close