‘Pse përrallat nuk na tregojnë çfarë ndodh pas martese?’ Historia frymëzuese e një nëne beqare

Ne të gjithë jemi rritur duke dëgjuar dhe lexuar përrallat që kanë fund të lumtur – që gjithmonë është një martesë. Por filmat dhe tregimet nuk na kanë shfaqur atë që ndodh pas martesës, prandaj ne mbetemi duke menduar se njerëzit jetojnë jashtëzakonisht të lumtur pasi bëjnë këtë hap. Megjithatë, jo të gjithë arrijnë të jenë me të vërtetë të lumtur në një martesë, kështu që disa njerëz zgjedhin të jenë vetëm. Bright Side ka publikuar letrën e një nëne të re, me të cilën mund të solidarizohen shumë nëna të tjera, shkruan Class.

“Emri im është Elena, unë jam 34 vjeç, kam një vajzë të vogël dhe jam divorcuar. Jo sepse burri im më la, por sepse zgjodha të divorcohesha. Nëna ime gjithnjë më thoshte: “Çdo vajzë duhet të martohet së paku një herë”. Unë e besoja këtë, sepse nëna ime është e martuar dhe ajo më ka lindur.

Njerëzit që më rrethonin besonin se një grua e martuar ishte e barabartë me një grua të suksesshme – ajo ka gjënë më të rëndësishme për të cilën një grua ka nevojë: një burrë. Gratë që nuk ishin të martuara etiketoheshin me një mbiemër që konsiderohej i turpshëm “nënë beqare”. Dhe kjo nënkuptonte se një nënë që s’kishte mundur dot të qëndronte e martuar apo se kishte një fëmijë jashtë martese. Në një farë mënyre kjo që ajo po bënte ishte turp.

Qëndrimi ndaj grave që ishin martuar dhe për disa arsye kishin mbetur të vetme, me një fëmijë, ishte i mirë. Njerëzit ndiheshin keq për këto gra, sepse askush nuk divorcohet duke qenë i lumtur.

Kur isha adoleshente, e ndieja se diçka nuk shkonte siç duhej me këtë: kjo pasi nuk ndieja ndonjë dashuri të pafundme ose lumturi mes prindërve të mi. Është e vështirë ta fshehësh këtë në sy të një fëmije. Unë mund ta kuptoja se ata të dy jetonin bashkë thjesht nga zakoni që kishin. Jetonin si dy njerëz të afërt, por jo si dy njerëz që e duan me pasion njëri-tjetrin.

U martova kur isha pothuajse 30 vjeç. Burri im ishte një njeri i mirë. Megjithatë, nuk mora kënaqësinë që prita nga martesa, edhe pse e kisha përfunduar “detyrën më të rëndësishme në jetën e secilës grua”. Kisha ndjesinë se kisha bërë një zgjedhje të gabuar në jetën time.

Ishte aq torturuese. Dhe për disa muaj pas martesës, rashë në depresion. Unë nuk e kuptoja në atë kohë, por tani e di shkakun, padyshim: asgjë nuk më bënte të lumtur, gjendja ime e e zakonshme ishte e keqe dhe doja vetëm të qaja gjatë gjithë kohës, ose të shtrihesha në shtrat e të shikoja tërë kohën tavanin.

Ne u divorcuam 4 vjet më vonë. Jo për shkak të depresionit të cilin arrita ta kaloja me kalimin e kohës. Shkurorëzimi ndodhi pasi u bëmë me një fëmijë dhe kuptova se burri im nuk ishte i gatshëm të merrte përgjegjësinë e plotë për fëmijën. Ne ndamë gjërat që duhej të bënim: I merrja unë të gjitha vendimet për fëmijën, sepse “kur je nënë ti e di se cila është zgjidhja më e mire. Ndërsa puna e babait ishte vetëm të fitonte para”, por unë nuk e mendoja kështu.

Unë lodhesha, por burri im nuk pranonte që të merrnim një dado. “Ne nuk jemi të pasur, ne mund ta bëjmë vetë, më thoshte.” Ndihma që unë mund të shpresoja ishte thjesht të jetoja në një jetë ku mund të bëja dush dhe të bëja diçka rreth shtëpisë, pa pasur nevojë të mbaj foshnjën edhe për disa orë pasi burri im vinte në shtëpi nga puna. E duke qenë se një fëmijë duhet të rritet i rrethuar nga dashuria, bashkëshorti nuk më lejonte të kthehesha në punë.

Dhe në një moment, kur burri im po shkonte në një udhëtim dhe unë qëndrova në shtëpi me vajzën 1-vjeçare, kuptova papritur se ai nuk më mungonte. Kishte më pak gjëra për të rregulluar në shtëpi dhe unë nuk isha më e lodhur, edhe pse isha vetëm. Por gjëja më e çuditshme ishte se ndihesha më e lirë pa të.

Jo, nuk e lashë atë menjëherë. I bëra vetes një pyetje: A jeton me këtë person sepse e do apo për arsye të tjera?

Ai shpenzon shumë pak kohë me fëmijën. Të gjitha punët e shtëpisë duhet t’i bëj unë. Përse më nevojitet mua burri? Për të më rregulluar makinën? Kam gjetur një mekanik të mirë që e bën këtë, pasi burri im nuk ka kohë ta bëjë duke qenë se është gjithë kohës në punë. Për të bërë pastrimin? Ai nuk e bën kurrë këtë. Për të gatuar darkë? Ai nuk mundet. Për të ndezur lavatriçen? Ai më thërret për të më pyetur se cili buton duhet shtypur. Për të ndryshuar bateritë e lodrave? Bleva një kaçavidë dhe mund ta bëj vetë.

Oh, harrova, për seks. Por e keni parasysh pasi kalon 2-3 vjet në jetën familjare, është e vështirë të keni të njëjtën dëshirë seksuale për njëri-tjetrin. Dhe kur rutina të përfshin dhe askush nuk të sjell më lule, ti nuk ke më dëshirë të blesh të brendshme tërheqëse. Ne nuk e kishim vënë re, por ishim bërë dy të huaj që kishin interesa krejt të ndryshme nga njëri-tjetri.

Edhe pse lëvizjet feministe po bëhen gjithnjë dhe më të forta, unë nuk mund të pajtohem me faktin se bota akoma “i përket” burrave. Është më e lehtë për burrat që të gjejnë një punë, promovohen më shpejt, paguhen më shumë. Në njëfarë mënyre, i kuptoj punëdhënësit: gratë shpesh nuk janë punëtore shumë të besueshme. Ne mund të kërkojmë pushime për shkaqe mjekësore në çdo moment dhe jemi më të prekshme nga çdo gjë.

Dhe kjo është arsyeja pse gratë martohen: martesa na jep më shumë shanse që të mos “vdesim” kur na pushojnë nga puna. Ne mund të jemi me fëmijën tonë dhe mos të shqetësohemi për qindarkat.

Natyrisht, kjo është vetëm nëse ke një burrë të mirë që nuk mendon se po e përdor atë. Për shkak se të tilla situata ndodhin gjithashtu.

Sapo iu përgjigja pyetjes se përse e doja burrin tim, u divorcova.

Pra, tani jam vetëm. Me një fëmijë. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time të përditshme: gjithçka ishte në përgjegjësinë time dhe akoma është. Por është më e lehtë për aspektin moral, pasi nuk kam nevojë të kërkoj një mendim të dytë. Dhe fëmija tani shpenzon më shumë kohë me të atin.

Para? Mund të fitoj. Natyrisht, blej më pak se më parë. E vetmja vështirësi është se kur jeton me një burrë, automatikisht mbështetesh tek ai, për ndihmën e tij: financiare, morale dhe fizike. Ndonjëherë merr ndihmë dhe ndonjëherë jo. Tani unë mbështetem vetëm te vetja ime. Kjo nuk ma bën jetën më të lehtë, por është diçka që unë e pres.

Pastaj ekziston edhe mbajtja e qëndrimit nga shoqëria. Por unë nuk jam një “nënë single”. Unë nuk jam nga ai lloji i mjerë që nuk mund të qëndrojë e martuar dhe nuk arrin dot as të mbajë burrin e saj. Unë jam një ujk që nuk pajtohet me ligjet e xhunglës.

Në pjesën më të madhe të kohës njerëzit që nuk më njohin mirë thonë se u vjen keq për mua. Por mos t’u vijë, kjo ishte zgjedhja ime. Nuk kam nevojë për një mbështetje për të rritur fëmijën, mund ta përballoj që t’i blej fëmijës tim të gjitha sendet e nevojshme.

Forma patriarkale e jetës është e vjetëruar. Sot, një grua e vetme nuk mund të vritet nga një mamuth ose të hahet nga një tigër. Ndonjëherë, ata përpiqen, por unë mund ta mbroj veten. Dhe tani ndihem më shumë grua sesa kur isha e martuar.

Unë nuk i urrej burrat, realisht nuk i urrej. Në të vërtetë i pëlqej ata. Dhe jam gati të mbështes një marrëdhënie të shëndetshme. Ndoshta, disa njerëz mendojnë se qëndrimi im është egoist. Por aftësia për të mos tradhtuar dëshirat është gjëja më e mirë që një nënë mund t’i mësojë fëmijës së saj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button