Eto’o dhe Demba Ba kritikojnë mjekët francezë për “testimin e vaksinës COVID-19 në Afrikë”

Futbollistët afrikanë Samuel Eto’o dhe Demba Ba kanë reaguar ashpër ndaj dy mjekëve francezë të cilët kishin thënë se vaksinat dhe ilaçet që do të zhvillohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) duhet të testohen në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mirësevini në Perëndim, ku racizmi dhe përbuzja janë të zakonshme, pasi të bardhët besojnë se janë superior”, shkroi Demba Ba në llogarinë e tij në Twitter, duke shpërndarë edhe dialogun e dy mjekëve në një televizion të Francës.

Ndërsa kameruniani Eto’o, duke iu përgjigjur postimit të Demba Ba, i kritikoi mjekët, duke u shprehur se, “Afrika nuk është këndi i lojërave tuaja”.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Hulumtime Mjekësore dhe e Shëndetit në Francë, Camille Locht dhe Shefi i Urgjencës në spitalin Cochin në Paris, Prof. Dr. Jean-Paul Mira, në televizionin LCI, kishin bërë disa vlerësime në lidhje me COVID-19.

“Nëse mund të jem provokues, këtë punim a mund ta testojmë në Afrikë ku nuk ka maska, trajtime dhe kujdese intensive”, tha Mira duke folur për vaksinën BCG që përdoret kundër tuberkulozit dhe a do të jetë efektive kundër COVID-19.

Locht, nga ana e tij duke e konfirmuar Mira-n, tha se planifikojnë në Afrikë një punim të tillë.

Në rrjetet sociale komentet e mjekëve i kishin cilësuar si raciste dhe se vazhdon kolonializmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button