Shkencëtarët kanë zbuluar bletën gjysmë mashkull dhe gjysmë femër

Shkencëtarët e Universitetit “Cornell” në New York në pyjet e Panamasë kanë zbuluar një bletë që është gjysmë mashkull, gjysmë femër, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bleta është gjetur në ishullin Barro Colorado të Panamasë ndërsa u zbulua nga një grup studiuesish nga Universiteti “Cornell”, të udhëhequr nga entomologu Erin Krichilsky, publikoi portali shkencor “Sciencealert”.

Më tej u theksua se një ekip studiuesish gjeti bletën gjatë studimit të të ashtuquajturave ritmet cirkiane të gjinisë “Megalopta amoenae”, që natën dalin në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Detajet e këtij studimi u botuan në “Journal of Hymenoptera Research”.

Shkencëtarët theksojnë se bleta nga ana e majtë është një mashkull fiziologjik. Ajo ka një nofull të vogël, delikate, një antenë të gjatë dhe të hollë, një këmbë të pasme delikate me më pak qime. Ana e djathtë ka tipare femërore, antenë më të shkurtër, nofull të theksuar, këmbë të pasme dhe qime të trashë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button