Bashkëpunim ndërmjet Motrave Mustafa dhe reperit të njohur?!

Ai sapo ka publikuar albumin e tij “Self Loyalty” dhe i ftuar në Prive së fundmi ai zbuloi se ka plane të mëdha për të ardhmen e afërt.

Që tani ka filluar punën për një album të ri ku shumë detaje mund t’i zbuloni në videon e mëposhtme.

Krahas punës në albume, Fero sot nxiti shumë vëmendje kur në llogarinë e tij në Instagram postoi një postim tashme të fshirë, ku paralajmëroi një projekt të ri më Motrat Mustafa.

Ndonëse gërshetimi i popullores me repin nuk është i pazakontë në industrinë e muzikës shqiptare, një bashkëpunim mes Feros dhe Motrave Mustafa bën që të tingëllojë e pazakontë.

Menjëherë pas postimit ai hyri ‘live’ në llogarinë e tij për të bashkëbiseduar me fansat në lidhje direkte. Ai tha se bashkëpunimi do të publikohet me datë 10 të këtij muaji.

A mbetet ky një bashkëpunim në kuptimin e parë të fjalës apo një remake i ndonjë kënge të Motrave Mustafa mbetet të zbulohet nga vetë artisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button