Evropa përjetoi dimrin më të nxehtë në histori

Dimri që lamë në kontinentin Evropian ka qenë më i nxehti në histori, transmeton Koha.net.

Sipas të dhënave nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian, dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010.

Më konkretisht, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.

Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare europiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore.

Por jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës është ndjerë uniformë.

Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button