Filmi i preferuar gjatë izolimit nga virusi korona

Jo vetëm që “Mulan” pritej të frymëzonte familje, fëmijë dhe prindër që të mblidheshin para ekranit, por shfaqja në Disney tërhoqi një audiencë të gjerë në një film të realizuar nga një kast plotësisht aziatik, në kontrast me retorikën e shëmtuar të lëshuar nga ata që e etiketojnë Covid-19 si “virusi kinez”, transmeton Class.

Në të vërtetë, vetë filmi shërben si kujtesë për të parë se sa larg ka shkuar  situata nga e kaluara problematike përsa i përket stereotipeve racore. Personazhi kryesor sillet heroikisht ndaj dashurisë dhe nderimit të babait të saj, në të vërtetë duke rrezikuar veten për të shpëtuar babain dhe të gjithë vendin.

Kur flitet në kontekstin e princeshave të Disney-t (përfshirë Borëbardhën, Hirushen, Bukuroshen e Fjetur), kemi parasysh që “Mulan” përfaqëson diçka tjetër, jo vetëm drejt diversitetit më të madh në mesin e këtyre personazheve, por edhe në rolet gjinore. Në fund të fundit, Mulan ishte shpëtimtare dhe nuk ishte një e shpëtuar.

Mulan u shfaq për herë të parë në 1998-ën dhe erdhi në një dekadë moderne të Disney-t, përsa i përket animacionit. Gjatë kësaj periudhe, Disney kishte realizuar një sërë filmash të animuar si “Sirena e Vogël”, “E Bukura dhe Bisha”, “ Aladin” dhe “Mbreti Luan”.

Në një koleksion të kujtimeve lidhur me përvjetorin e 20-të të filmit, gratë aziatiko-amerikane, në përgjithësi shikonin me kënaqësi atë që përfaqësonte filmi.

“Mulan ishte e vetmja princeshë e Disney-t që dukej si unë.”- shkroi reporterja Shannon Liao.

Disa nga ata që panë premierën e filmit thanë se ai posedonte një ton “më të pjekur”. Audienca do ta shohë atë dhe do të ketë mundësinë ta gjykojë vetë. Por mirë apo keq, ka arsye që të presim deri ditën kur filmi do të transmetohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button