RMV, Dënim për qindra qytetarët për shkak mosrespektimit të masave të Qeverisë, Prokuroria propozoi

Prokuroria themelore publike në RMV kanë vazhduar procedurat për qytetarët që akuzohen për morespektim të masave mjekësorë, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të nenin 206 nga Kodi Penal, ku dënohen qytetarët që nuk respektojnë rekomandimet mjekësorë në kohën e epidemisë.

Kështu, PTHP-Dibër ka propozuar dënim për një qytetar i cili nuk ka respektuar orën policore. Prandaj Prokuroria ka propozuar dënim prej një mijë euro për qytetarin.

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka kërkuar dënim për tre qytetarë për shkak mosrespektimit të orës policore. Dënimi ndaj tyre pritet të jetë një mijë euro.

Prokuroria në Delçev ka propozuar dënim për 11 qytetarë për këtë arsye. Katër prej tyre nuk kanë respektuar izolimin shtëpiak dyjavor, ndërsa të tjerët nuk kanë respektuar orën policore. Ndaj të gjithëve është propozuar dënim prej 2 mijë euro.

Prokuria në Resen ka raportuar se ka propozuar dënim për katër qytetarë për shkak mosrespktimit të orës poicore. Ndaj tyre është propozuar dënim në vlerë prej 2 mijë euro.

Prokuroria në Veles, për shkak mosrespektimit të orës policore, ka propozuar dënim për 6 qytetarë. Prokuroria ka propozuar deri të Gjykata dënim 800 euro për këta qytetarë.

Prokuroria në Gjevgjeli ka propozuar dënim për 19 qytetarët për shkak mosrepsktimit të masave shëndetësore në luftën kundër virusit korona. Qytetarët nuk kishin respektuar orën policore, prandaj Prokuroria kërkon që secili prej tyre të dënohet me një mijë euro.

Në Ohër, Prokuroria kërkon dënim për një qytetar për shkak se nuk ka respektuar orën policore. Ndaj tij propozohet dënim prej dy mijë euro.

Prokuroria themelorë publike në Manastir propozon që dy qytetarë të dënohen për shkak mosrespektimit të orës policore. Dënimi propozohet të jetë dy mijë euro.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale ka parashtruar propozime për lëshim të urdhrave ndëshkues në lartësi prej 2000 euro për gjithsej 45 persona të cilët e kanë shkelur orën policore në Shkup dhe një person që nuk e ka respektuar vetizolimin e detyrueshëm.

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) nga 28 marsi e deri më 1 prill ka zbatuar 277 kontrolle në shumë qytete nëpër shtet. Me këtë rast ka shqiptuar pesë vendime për mishtore dhe markete për gjendjen e keqe të konstatuar në higjienike dhe u urdhëroi menjëherë të kryejnë dezinfektim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është në moshë 70-vjeçare nga Kumanova i cili nga komorbiditeti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës, rezultati i tij për virusin korona ende nuk është i gatshëm. Pacienti tjetër është në moshë 68-vjeçare, nga një fshat në rrethinën e Tetovës, i cili ka pasur hipertension arterik.

MSH-ja gjithashtu raportoi se në fundjavë Kumanova do të jetë në karantinë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: RMV, gjithsej 45 persona janë akuzuar për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore në Shkup
LEXO: Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në vend: Kumanova në karantinë, pacienti nga rrethina e Tetovës ndërroi jetë
LEXO: RMV, Vazhdojnë dënimet për qytetarët që nuk respektojnë masat kundër virusit korona në RM
LEXO: Dënimet për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë arritën mbi 4 mijë euro, kryeson Manastiri
LEXO: RMV, Prokuroria kërkon të gjobitet me 5000 euro qytetari nga Shtipi që nuk respektoi vendimin për vetë izolim
LEXO: Dyshohet se gruaja nga Struga që ndërroi jetë nga koronvirusi, nuk ishte pranuar në spital, Prokuroria heton rastin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button