Një tjetër ditë e zezë për Italinë, 766 persona humbin jetën brenda ditës

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publike shifrat e reja të të prekurve dhe viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 4,585 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri  total i të sëmurëve në vend rritet në 119,827, transmeton ABC.

Ndërsa, si pasojë e koronavirusit, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 766 persona. Numri total i viktimave në vend shkon në 14,681. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 85,388 raste mbeten aktive.

Me rastet e sotme, Itali ngjitet sërish në vendin e dytë për numrin më të madh të të infektuarve në botë. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 258,100 të infektuar.

Në tre ditët e fundit, kurba e epidemisë në Itali ka mbajtur të njejtin trend, numri i të infektuarve vjen drejt uljes ndërsa numri i viktimave drejt rritjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button