Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të infektuarve me koronavirus

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me koronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve. Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes.

Qeveria malazeze u bëri thirrje autoritetetve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla.

“Presim që institucionet kompetente të ndërmarrin hapa urgjentë në këtë drejtim dhe të informojnë publikun për rezultatin e hetimit. Kujtojmë që kemi kërkuar të hetohet edhe çështja e 21 marsit, kur është bërë publike një listë e personave në izolim, me numra identifikimi”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.

Aktualisht ka 160 të infektuar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button