Kryeministri britanik duhet të vazhdojë vetizolimin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të mbetet i vetizoluar, pasi vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë. Johnson ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të premten e kaluar dhe është dashur të dalë sot nga vetizolimi, shkruan REL.

“Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta”, tha Johnson në një video të postuar në Twitter.

“Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë”, shtoi Johnson.

Ai vazhdon të punojë nga shtëpia dhe, mëngjesin e së premtes, ka kryesuar një takim për koronavirusin.

Johnson po ashtu u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të mos dalin nga shtëpitë.

Britania, si edhe vende të tjera të botës, po përballet me një koronavirus, që shkakton sëmundjen e njohur si COVID-19.

Distancimi fizik është cilësuar si masë për frenimin e përhapjes së sëmundjes, e cila deri më tash ka vrarë mbi 54,000 njerëz në gjithë botën.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button