(VIDEO) VMRO dhe BDI miratuan Buxhetin 2013!

Me 65 vota për (64 të deputetëve të BDI dhe VMRO DPMNE dhe 1 të kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski) dhe 4 kundër  u miratua Buxheti i Maqedonisë për vitin 2013. Seanca vazhdon dhe mund të ndiqet vetëm në kanalin e Parlamentit pasi që me forcë u përzunë gazetarët nga salla e Kuvendit.

***********************************************

Në Parlament pas dyerve të mbyllura kanë mbetur deputetët e BDI-së, VMRO DPMNE-së, PDSH-së. Seanca filloi. Forca të mëdha të policisë dhe njësitit special janë stacionuar në godinën e Kuvendit. Partnerët pasi që përzunë gazetarët dhe opozitën maqedonase do ta miratojnë buxhetin për vitin 2013.

Seanca mund të ndiqet vetëm në kanalin e Parlamentit!

**********************************************

Numri i deputetëve të lënduar në Parlament shtohet. I lënduari i tretë në Parlament është edhe deputeti i LSDM-së, Gollupço Angellov.

***********************************************
Rrihen mes veti deputetët në Parlament. Të lënduar janë deputetet e LSDM-së, Biljana Kazanxhiska dhe Vesna Bendevska. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski evakuohet nga Parlamenti. Dy videoe keni më poshtë.

Situata e tensionuar në godinën e Parlamentit ka arritur kulmin kur deputetët e LSDM-së nuk kanë lënë Veljanovskin të nisë seancën duke u mbledhur dhe shtyrë para foltores. Paraprakisht ata shtyheshin ndërmjet veti para dyerve të sallës së seancave.

Deputetët e opozitës janë vendosur që me çdo kusht të parandalojnë votimin e Buxhetit në Parlament. Safet Bishevac tha se nëse është nevoja dhe do të përdoret dhuna por votimi i Buxhetit të njëanshëm sot nuk do të lejohet. 

Situatë e tensionuar mbisundon edhe jashtë Parlamentit ku është lënduar një person. 

Partitë shqiptare nuk prononcohen ende. Mbrëmë Izet Zeqiri nga Rilindja Demokratike Kombëtare tha se edhe shqiptarët duhet të dalin në protesta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button