Bekteshi: Hiqet ndalesa e eksportit të miellit, ka mjaftueshëm rezerva ushqimore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë sot gjatë ditës realizoi takim pune me përfaqësuesit e industrisë së miellit dhe bukës në vend.

Temë e takimit ishte furnizimi me  grurë dhe miell i vendit, si dhe problemet me të cilat përballet industria e miellit dhe grurit dhe pasojat nga virusi Korona Covid-19.

Ministri Bekteshi ceku se kjo industri është shumë e rëndësishme në ekonominë e përgjithshme të vendit, por njëkohësisht është shumë e rëndësishme sepse prodhon produktet bazë në këtë situatë krize, përkatësisht miellin.

“Që kur u shpall pandemia, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë kanë punuar në mënyrë intensive dhe po punojnë në sjelljen e vendimeve dhe dekreteve të cilat kanë rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët por edhe për punën e  kompanive. Dua t’u informoj se që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut nuk kishte probleme të theksuara me furnizimin e miellit për qytetarët, dhe as nuk kishte ngritje të  çmimeve të miellit.Ne dolëm me vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë me çka mundësuam që qytetarët tanë të mbrohen nga tronditjet e çmimeve. Dua të informoj publikun se sipas të gjitha të dhënave që kemi kjo industri funksionon krejtësisht në rregull për momentin, ka furnizim të mjaftueshëm të miellit, posaçërisht pasi Serbia lejoi eksportin e grurit. Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë po punon për të ndryshuar Dekretin që ndalon eksportin e grurit dhe miellit në vendet e tjera, që eksporti përsëri të lejohet. Kjo mundëson që industria të jetë në gjendje të rieksportojë produktet e saj “, deklaroi ministri Bekteshi pas takimit me prodhuesit e miellit.

Ai shtoi se në takimin me përfaqësuesit e industrisë së miellit dhe bukës, u diskutua edhe për masat tjera që Qeveria duhet të ndërmarrë në të ardhmen me qëllim lehtësimin e importit të grurit.

“Qëllimi ynë përfundimtar është që produktet tona të miellit të jenë konkurruese si në tregjet vendase ashtu edhe në ato rajonale. Ne si Ministri e Ekonomisë po monitorojmë vazhdimisht çmimet dhe furnizimin e produkteve bazë në mënyrë që të sigurojmë furnizim cilësor dhe në kohë të produkteve ushqimore bazë për qytetarët tanë, dhe në ndërkohë mos të ketë rritje të çmimeve, “theksoi Bekteshi.

Kryetar i grupit të industrisë së mullisëve dhe furrtarëve Goran Malishiq, theksoi se në fillim të krizës me Coronavirus kishte një kërkesë të shtuar për miell, me çka u rritën çmimet e grurit në nivel botëror. Por ai theksoi se nuk ka nevojë për panik në mesin e qytetarëve sepse ka furnizime të mjaftueshme tek qytetarët.

“Furnizimet janë të mjaftueshme, nuk ka nevojë për panik në lidhje me këtë, lejohet eksporti i grurit nga Serbia në rajon dhe nuk ka asnjë problem me transportin. Kemi pasur një bllokadë të vogël ligjore me Dekretin e lëshuar nga Qeveria, por në bisedë Ministri na siguroi se do të zgjidhej kjo çështje, ” deklaroi Malisiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button