Varhejli: BE përgatit plan për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

Eurokomesari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhejli, ka deklaruar se BE përgatit plan ekonomik për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të paraqitet në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Zagreb në muajin maj, njofton Portalb.mk.

Plani ekonomik është një prej tre hapave që i ndërrmer Komisioni Evropian në korniza të reformave në procesin negociues, të cilat duhet tën dihmojnë për transformimin efikas të shoqërive në vendet e rajonit dhe të sigurojnë rezultate konkrete.

Dy hapat tjerë, përveç planit ekonomik, kanë të bëjnë me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit për BE-në dhe hapjen e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button