Në RMV ka ngecje në industrinë e miellit për shkak të çmimeve të fiksuara, tregtarët shesin miell serb

Me qëllim apo pa qëllim, shkatërrim i industrisë së miellit, një nga të paktat që punon për momentin, që jep rroga dhe paguan kontribute dhe tatime. Kështu mullisët e vlerësojnë Vendimin qeveritar me të cilin ndalohet rritja e çmimeve të produkteve themelore, përkatësisht urdhërohet që ato të mbeten deri në nivelin në të cilin ishin përfundimisht me datën 11 mars të këtij viti.

Sipas mullisëve, çmimi i grurit dhe transportit nga Serbia është rritur, ndërsa ata nuk guxojnë ta shtrenjtojnë miellin. Por, Vendimi, thonë, lejon rritje të çmimit të miellit importues. Prandaj kërkojnë ndryshim të tij urgjent dhe paralajmërojnë se për shkak të situatës së këtillë, puna e tyre është në ngecje, transmeton MIA.

Grurin që e blejnë nga Serbia është shtrenjtuar për 20 euro për ton, ndërsa transporti rreth 10 euro për ton.

“Kjo është bllokadë totale e prodhimtarisë së vendit dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj industrisë së miellit me shkatërrim dhe mbyllje në një moment të këtillë të krizës. <=Dje pothuajse të gjithë mullinjtë kishin ndaluar së punuari sepse klientët tanë nuk na kërkojnë miell. Druajnë nga inspektorët dhe shesin miell më të shtrenjtë serb, sepse këtë ua lejon Vendimi. Inspektorët prej 16-17 marsit e këtej intensivisht shkojnë në terren tek klientët tanë dhe i kërcënojnë të mos e shesin miellin tonë sepse çmimet janë rritur me arsyetimin se në Vendimin dhe ndryshimin e tij nuk shkruan nëse është rritur edhe çmimi i grurit (sikur ne miellin nga ajri e bëjmë) apo lënda e parë që juridikisht nuk guxojmë t’i rrisim çmimet. Ndërsa tek ata që kanë miell serb nuk shkojnë të kryejnë kontrolle sepse atje sipas Rregullores mund të shitet me çmim më të lartë”, thotë kryetari i Grupacionit të industrisë së miellit-furrtarisë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Goran Malishiq.

Sipas tij, nëse situata nuk tejkalohet, pasojat do të jenë katastrofale edhe për korrjet e ardhshme që pason për tre muaj, si edhe për bujqit.

Problemi është, shton, ose Vendim i paqartë juridikisht ose “diçka tjetër”.

Vlerësim i tij është se problem të njejtë kanë edhe prodhuesit e vajit për përdorim shtëpiak, si edhe të gjitha industritë e tjera që blejnë prodhime të cekura në Vendim.

Mullisët sot paralajmërojnë takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe presin zgjidhje të problemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button