Leonadro DiCaprio themeloi organizatë humanitare për viktimat e COVID-19

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio themelon organizatë për ndihmë të viktimave të pandemisë të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell Portalb.mk.

Organizata e quajtur Fondi Amerikan për Ushqim, së shpejti do të fillojë me punë dhe në krye të saj do të jetë aktori i famshëm dhe filantropi DiCaprio.

Përkrah DiCaproi, një nga themelueset e Fondit është dhe filantropja Laurene Powel Jobs.

Agjencia e lajmeve AP raporton se Fondi do të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta, personat e moshuar, familjet që pësuan ulje të pagës në kohën e pandemisë dhe familjet, fëmijët e të cilëve janë përdorues të ushqimit falas në shkolla.

Sipas burimit të njëjtë, Fondi ka mbledhur 12 milionë dollarë dhe do të bashkëpunojë me organizatën humanitare World Central Kitchen.

Kontributet e para disa milionëshe në Fond i paguan Apple dhe Ford Fondation.

Dje filantropja Oprah Winfrey njoftoi se do të dhurojë 10 milion dollarë për njerëzit që janë rrezikuar nga pandemia e COVID-19. Po ashtu edhe Powel paralajmëroi se Fondit të DiCaprios do t’i dhurojë një milion dollarë, kurse 9 milionë të tjera organizatave të ngjashme humanitare.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button