Rusi, u arrestua një mjeke me pretendimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19

Kryesuesja e Sindikatës së Unionit të Mjekëve të Rusisë, Anastasiya Vasilyeva, u arrestua me pretendimin se përhap informacione të rreme në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell Portalb.mk.

Në njoftimin e bërë nga Sindikata e Unionit të Mjekëve, thuhet se Vasilyeva në rajonin Novgorod, pas një intervenimi të ashpër të policisë ka rënë në tokë dhe është alivanosur, e më pastaj është arrestuar.

Vasilyeva më 30 mars ishte thirrur në Komisionin e Hetimit, me arsyetimin se përhap informacione të rreme rreth COVID-19 nëpërmjet internetit.

Ajo kishte pretenduar se rastet me COVID-19 regjistrohen si pneumoni.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button