Amerikanët këshillohen të vendosin maskat mbrojtëse

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të enjten, dukej e vendosur t’iu bashkohej zyrtarëve lokalë, në këshillimin e amerikanëve të vishnin maska kur dilnin jashtë si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Numri i të vdekurve në SHBA u rrit me 1.000 gjatë një dite të vetme, shifër kjo që nuk ishte shënuar më herët.

Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, një anëtare e Grupit Punues për luftimin e koronavirusit – i emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump – tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të shtonin në ditët e ardhshme një rekomandim për vendosjen e maskave në udhëzimet për masat mbrojtëse, transmeton REL.

Por, Birx tha se të gjithë amerikanët, që u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, nuk duhet të krijojnë një “ndenjë të rreme të sigurisë” se ata do të mbrohen plotësisht nga sëmundja duke vendosur maskat.

Presidenti Trump, tha se vetëm “nëse njerëzit duan t’i veshin ato, ata munden”.

Që nga e enjtja në mbrëmje, numri i të vdekurve nga SHBA nga COVID-19 – sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi – ishte 5,887, me më shumë se 243,000 raste të infeksioneve në të 50 shtetet.

Rastet globale të të infektuarve tejkaluan shifrën 1 million, me më shumë se 52,000 vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button