​Mbi 1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, 53 mijë të vdekur

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 1 milion konkretisht, 1,016,128.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 53,146.

Të shëruar deri tani janë 211,615 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 245,540 ndërsa të vdekur janë 6,059.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 13,915 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 16 dhe janë 277 të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button