Sulm fatal në Siri, 90 viktima

Një dyzinë personash kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në një sulm ajror të qeverisë ndaj një dyqani buke në provincën e Hamas, në qendër të Sirisë. 

Ngjarja ka ndodhur në Halfaja, një qytet i marrë së fundmi nën kontroll nga rebelët. Nëse aktivistët konfirmojnë se 90 persona kanë vdekur, atëherë ky i bie të jetë një nga sulmet ajrore më fatale gjatë luftës civile. 

Televizioni shtetëror sirian fajësoi për sulmin një “grup terrorist të armatosur”, i cili sipas tij ka filmuar ngjarjen për të fajësuar më pas trupat e qeverisë. 

Rebelët po luftojnë kundër regjimit të presidentit Assad prej 21 muajsh, me grupet e opozitës që thonë se mbi 44 mijë persona janë vrarë. 

Akti i fundit i dhunës vjen teksa i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi, ka mbërritur në Damask për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund dhunës. 

Një aktivist në Halfaja, Samer al Hamaëi tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se nuk ka mënyra për të zbuluar me saktësi se sa persona kanë mbetur të vrarë. 

Një video e publikuar tregonte pamje nga vendngjarja, me trupa të përgjakur të shtrirë në rrugën jashtë ndërtesës pjesërisht të shkatërruar. 

Ndërkohë, raportohet se skuadrat e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin nga rrënojat trupat e viktimave që janë mbuluar nga tullat dhe pluhuri./portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button