Rekord përdoruesish, epoka e koronavirusit rrit interesin e video-lojërave

Në javët e fundit koronavirusi po detyron kompanitë të mbyllin zyrat e tyre në të gjithë botën dhe statuset e karantinës kanë hyrë në fuqi kudo, ndërkohë njerëzit po u kthehen gjithnjë e më shumë video-lojërave për të kaluar kohën në shtëpi, transmeton Class.

Këtu kujtojmë “Fortnite”-in legjendar, ATVI (Activision Blizzard’s), të dyja shkarkohen falas në internet, “I thirrur në detyrë”, “Zonë lufte”, lojëra me 15 milionë lojtarë në vetëm katër ditët e para të lëshimit online në 10 mars 2020. “Apex Legends”, i cili është gjithashtu falas për t’u luajtur, pati 2 milionë shkarkime gjatë ditës së parë të promovimit në shkurtin e vjetshëm.

Në Itali, aq shumë njerëz kanë luajtur “Fortnite” sa ky fenomen ka rritur pasigurinë tek sistemet e telekomunikacionit të vendit referuar nga Bloomberg (Bloomberg është një konglomerat mediatik që ofron lajme financiare dhe bën kërkime të të dhënave ekonomike). Platforma ‘Valve’s Steam” regjistroi një rekord prej 20 milionë përdoruesish në të gjithë botën, që luanin njëkohësisht më 15 mars, pasi virusi filloi të përhapet më shumë në SHBA, vendi nga luanin shumica e lojtarëve.

Me kaq shumë njerëz që luajnë, ka shumë të ngjarë që edhe shumë të tjerë do të shkarkojnë lojëra të reja. Aksionet e industrisë në bursë, të cilat parashikoheshin të pësonin rënie nga recensioni i ekonomisë, ende po performojnë më mirë sesa indekset globale, me deri në 10 për qind. Me dy tastierat në kushte shtëpie të prodhuara nga Microsoft dhe Sony, që do të hidhen në treg në fund të vitit, industria mund të shohë rritjen më të madhe në nëntor.

Ka miliona lojtarë online

Me mbylljen e shkollave, ka miliona fëmijë që qëndrojnë në shtëpi, kjo ka bërë që rrjetet dhe kompanitë që shpërdajnë vodeo-lojërat të shohin një sulm lojtarësh, të cilët janë aktivë intensivisht. Valve Corporation, krijuesi i platformës së shpërndarjes së lojërave “Steam”, numëroi një numër rekord lojtarësh më 15 mars, përafërsisht 20 milionë lojtarë në internet në të njëjtën kohë. Që nga 17 marsi, Steam kishte saktësisht 19.75 milionë përdorues në momentin e pikut.

Video-lojërat konsiderohen si një mjet argëtues shumë efektiv gjatë periudhës së distancimit social, madje meqë kampionatet sportive janë ndërprerë, miliona njerëz kanë shkarkuar lojërat sportive virtuale si FIFA dhe NBA 2K.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button