Spital mobil në Klinikën infektive në Shkup

Në hapësirat e Qendrës klinike universitare për sëmundje infektive u instalua spitali mobil me kapacitet prej 130 shtretër, të cilat do të jenë funksionale nga java e ardhshme.

Spitali mobil është i ndërlidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësojë kapacitetin e saj. Spitali i lëvizshëm është vendosur në zonën ku ishin barakat e ish-konviktit “Medicinar”.

Me të në mënyrë plotësuese rriten kapacitetet për hospitalizim të personave të infektuar me Kovid-19. Sistemi shëndetësor në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është i gatshëm të pranojë numër më të madh të pacientëve sesa ata që trajtohen aktualisht në spitale, si dhe për pikun e koronavirusit në vend, i cili sipas vlerësimeve pritet nga fundi i muajit. Ekzistojnë më shumë se 1.000 shtretër spitalor në dispozicion për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus edhe atë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me me kapacitete shtesë, SPQ “8 Shtatori”, Pavionet e sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti për sëmundjet e mushkërive në Kozle, ndërtesa ndihmëse e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetet e ofruara nga spitalet private.

Klinika për Sëmundje Infektive, së bashku me kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me koronavirus me sëmundje të rënda dhe të mesme disponon me 250 shtretër spitalor, dhe gati 400 shtretër disponon SPQ “8 Shtatori” në Shkup.

Ndryshe, Venko Filipce, ministri i shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për gjendjen e institucioneve shëndetësore dhe pacientëve me virusin korona në RMV.

LEXO: RMV, Filipçe prezantoi ueb faqen për virusin korona në RMV, gjithsej numri arriti në 384

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button