Nuk ka shfarosje të harabelave, e më së paku nga “ndikimi” i rrjetit 5G

Burimi: KriThink 

Teksti që e recensojmë për shfarosjen e harabelave i referohet një grupi në Facebook, për te i cili në fakt nuk ka as link. Në tekst janë paraqitur foto të shfarosjes së harabelave, për të cilat nuk ka asnjë dëshmi se janë bërë në Maqedoni. Por, ajo që është edhe më interesante me këtë tekst është se ai u shpërnda masovikisht në rrjetet sociale, e po ashtu edhe fotografitë, ndërsa shkaku i shfarosjes është theksuar rrjeti 5G, të cilin Maqedonia ende nuk e ka lëshuar në përdorim.

Foto nga recensioni

Linku deri te artikulli origjinal: Harabelat bien në tokë, qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh – shfarosje e harabelave në gjithë Maqedoninë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 26.3.2020

Data e recensionit: 30.3.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në grupin “Fermerët” në Facebook, qytetarët shpërndanë fotografi të shfarosjes së harabelave, që është vërejtur në disa qytete të Maqedonisë. Anëtarët e grupit shpërndajnë edhe fotografi të ndryshme nga shfarosja e harabelave në qytetet dhe vendbanimet e tyre.

Për sa i përket vërtetësisë së tekstit, nuk ka asnjë provë të fortë që tregon se shfarosja ndodh në Maqedoni, e deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Shoqata për mbrojtjen e zogjve se është vërejtur ndonjë dukuri i shfarosjes së harabelave.

Mirëpo, ky tekst dhe fotografitë e tij u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa si arsye për këtë shfarosje u potencua rrjeti 5G. U shpërndanë tekste të vjetra të cilat ishin publikuar më 17 shtator të vitit 2018, kur “Telekomi i Maqedonisë” e testoi për herë të parë rrjetin 5G në Maqedoni, e madje teksti i njëjtë u ripublikua si i ri, gjegjësisht sikur testimi të ishte  bërë më 26 mars të vitit 2020.

Puna shkoi deri aty sa u ngrit një peticion për ta ndaluar rrjetin 5G në Maqedoni.

Ndaj lidhjes midis shfarosjes së pretenduar të harabelave dhe rrjetit 5G reagoi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski. Ai informoi qytetarët se në vendin tonë rrjeti 5G nuk është lëshuar në përdorim dhe se institucionet kompetente nuk kanë zbatuar procedurë për ndarjen e frekuencave për rrjetin 5G.

Informacioni që doli në publik se këto ditë janë duke u bërë testime është i pasaktë. Në vendin tonë deri më tani janë bërë vetëm dy testime, edhe atë, një në vitin 2018 në kushte laboratorike të kufizuara dhe rreptësisht të kontrolluara, dhe i dyti në vitin 2019, në një hapësirë të kufizuar.U bëjmë thirrje të gjitha burimeve të lajmeve të rreme që ta ndërpresin publikimin e dezinformatave, qëllimi i vetëm i të cilave është të krijojë mosbesim dhe panik midis qytetarëve. Gjithashtu u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të zgjedhin me kujdes se prej ku informohen dhe të verifikojnë burimet e informacionit, thotë Mançevski në reagimin e tij.

“Telekomi i Maqedonisë” gjithashtu doli me demant në lidhje me rrjetin 5G dhe ndikimin negativ mbi shëndetin e qytetarëve.

Pa prova dhe fakte, duke shpërndarë lajme të rreme dhe artikuj të vjetër të mediave nga viti 2018 dhe 2019 në kontekst të gabuar, krijohet një fushatë e rreme dhe negative për rrjetin 5G dhe përhapet panik i panevojshëm në kushte kur duhet të qëndrojmë të qetë. Telekomi i Maqedonisë me përgjegjësinë më të madhe pohon se nuk ka rrjet 5G në përdorim. Institucionet kompetente nuk kanë zbatuar asnjë procedurë për ndarjen e frekuencave për 5G, thuhet në demantin e Telekomit të Maqedonisë.

Ky tekst joprofesional dhe jokorrekt ishte arsye edhe për përhapjen e panikut në mesin e qytetarëve në rrjetet sociale, se përveç koronavirusit, shëndeti i qytetarëve kërcënohet edhe përmes rrjetit 5G, gjë që shihet edhe përmes shfarosjes së pretenduar të harabelave. Edhe pse në Maqedoni ende nuk ka rrjet 5G, megjithatë me qëndrimet e tyre dolën edhe ekspertët që cilët mohojnë çfarëdo qoftë lidhje midis rrjetit 5G dhe shfarosjes së harabelave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button