“Shhhht… Guri ka diçka për t’ju thënë” në Shkup u shënua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit dhe Luftimit të Autizmit

Në pritje të kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit dhe Luftimit të Autizmit, 2 Prill, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje serioze për ndërgjegjësimin publik mbi kësaj kategorie të cenueshme të fëmijëve. Tendenca e rritjes së autizmit paraqet një fakt, dhe pikërisht për këtë nevojitet angazhimi i shtuar, qasja më e mirë dhe koordinimi i të gjithë vepruesve në luftën për bërje ballë të çrregullimit të zhvillimit psiko-fizik tek popullsia më e re.  

“Si institucion i kulturës, në kuadrin e Programit të vet Vjetor, tradicionalisht po zbatojmë projekte që janë destinuar pikërisht për këtë kategori të fëmijëve. Projekti i sivjetmë mban titullin: “Shhhht… Guri ka diçka për t’ju thënë”. Në kuadrin e projektit u realizuan punëtori gjatë muajit shkurt 2020, në Çifte Hamam, përpara shfaqjes së epidemisë së Koronavirusit. Ato u drejtuan me mentorimin e edukatores Maja Dimitrova. Në punëtoritë morën pjesë nxënësit e SHMSHRA “Sv. Naum Ohridski”, SHFP “Idnina” dhe Shoqatat e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta “Imago Plus” dhe “Dama El”, thonë nga Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut.

“Deri më tani, çdo vit, krijimet e punëtorive po i prezantojmë me një ekspozitë me të cilën, në të njëjtën kohë, zyrtarisht kremtojmë 2 Prillin. Sivjet për shkak të gjendjes së krijuar tek ne dhe në botë, ekspozita do të prezantohen në mënyrë virtuale, në formë elektronike, pra në faqen tonë në FB. Projektet e këtilla dërgojnë një mesazh për një kujdes më të madh dhe nivel më të lartë të ndërgjegjes shoqërore, për sigurimin e kushteve për funksionimin e përditshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për inkluzionin e tyre kulturor-social, të mbështetura para së gjithash, në nivelin institucional”, deklaroi drejtorja e Galerisë Nacionale, Dr. Dita Starova Qerimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button