Sot është dita ndërkombëtare për verifikim të fakteve

Fondacioni “Metamorfozis“ sot për herë të katërt e feston 2 prillin, Ditën e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me Rrjetin ndërkombëtar për verifikimin e fakteve (IFCN) në të cilin bëjnë pjesë rreth 80 organizata nga gjithë bota. Nëpërmjet portalit të vet për përgjegjësi publike dhe transparencë “Vërtetëmatës“ “Metamorfozis“ është anëtare e certifikuar e IFCN-së nga viti 2019, duke u inkuadruar ashtu në të gjitha aktivitetet e rrjetit.

Duke e pasur parasysh paraqitjen e koronavirusit në suaza globale, e cila ka shkaktuar vale të zmadhuar të dezinformatave dhe përhapjen e tyre të përshpejtuar nëpërmjet rrjeteve sociale, IFCN e themelon Aleancën për luftë kundër koronavirusit me fakte (#CoronaVirusFactsAlliance, #CoronaVirusFacts), në të cilën mbi 100 organizata nga 45 vende deri tani kanë kontribuar me mbi 1.500 verifikime të fakteve nga përmbajtjet mediatike dhe deklarata të personaliteteve publike, me ç’rast kjo shifër rritet nga dita në ditë. “Metamorfozis”, nëpërmjet nismave dhe portaleve të veta për kontrollim të fakteve në këtë bazë për momentin kontribuon me rreth 40 verifikime të fakteve në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze.

Përndryshe, “Metamorfozis” tash më gjithë dekadën punon në fushën e verifikimit të fakteve dhe zbulimit të të gjitha llojeve të dezinformatave në sferën publike.

Projekti i parë i këtij lloji nga Fondacioni ishte “Vërtetëmatës”, që u shfaq që nga viti 2011, ndërsa qëllimi i të cilit është përforcim i përgjegjësisë dhe transparencës së personaliteteve publike dhe institucioneve nëpërmjet verifikimit të deklaratave dhe komunikatave të tyre, përdorimin e spinimeve dhe manipulimeve, si dhe përcaktim i plotësimit të premtimeve parazgjedhore të partive politike.

Nga viti 2012 deri në vitin 2017, „Metamorfozis“ e ka implementuar projektin për verifikim të fakteve, në suazat e të cilit është publikuar „Servis për verifikim të fakteve“ (SMVF) në fjalë, në të cilin verifikohej saktësia e publikimeve në mediat. Në suaza të këtij Servisi, gjatë periudhës 5 vjeçare nga ekzistimi i vet janë publikuar mbi 2.400 recensione të produkteve të gazetarisë dhe 1.200 tekste shtesë të llojeve tjera në gjuhë maqedonase dhe shqipe.

Nga viti 2018, Fondacioni e zbaton projektin “Krithink – Me mendim kritik deri te qytetarët me sukses mediatik” (Crithink.mk-Critical Thinking for Mediawise Citizens), që punon në përmirësimin e edukatës mediatike dhe zhvillimin e të menduarit kritik te qytetarët nëpërmjet trajnimeve, punëtorive , ushtrimeve dhe përpunimit të materialeve edukative, njëkohësisht duke ofruar edhe aplikim praktik të këtyre disiplinave nëpërmjet verifikimit të fakteve mbi tekste, video dhe përmbajtje nga rrjetet sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të kuptueshme të tregohet si duhet të përdoret mendimi kritik dhe metodologjia për verifikim të fakteve me qëllim të zbulohen dezinformatat në mediat, ndërsa me atë edhe të rritet niveli i edukatës mediatike te qytetarët.

Me shpërthimin e koronavirusit, kurse me atë edhe me paraqitjen e një numri të madh dezinformatash lidhur me epideminë “Krithink” gjatë muajit mars në vend të 15 teksteve të parapara, ka publikuar madje 60 tekste nga të cilat pjesa më e madhe janë pikërisht recensione mbi produkte të gazetarëve për tema lidhur me koronavirusin, duke u përpjekur që të demistifikojë dezinformata dhe t’i sqarojë paqartësitë në media.

Nga viti 2018, Fondacioni “Metamorfozis” u bë edhe lokacion qendror për verifikim të fakteve në rajon nëpërmjet zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet verifikuesve në Ballkan.

Mediat e Fondacionit, Agjencia “Meta”, “Vërtetëmatës” dhe portali në gjuhë shqipe, “Portalb”, kanë filluar të krijojnë rrjet rajonal të organizatave dhe gazetarëve nga rajoni me qëllim të zhvillohet bashkëpunim ndërmjet verifikuesve të fakteve në Ballkan dhe t’i mundësohet opinionit më lehtë t’i detektojë dezinformatat të cilat përhapen nëpër rajon.

“Metamorfozis” tash më ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me 5 organizata nga rajoni, kurse me 4 organizata dhe individë tjerë procedura e nënshkrimit është në rrjedhë. Për nder të Ditës së sotme të verifikimit të fakteve, Fondacioni sot e publikoi edhe Deklaratën themeluese të kësaj iniciative rajonale dhe i ka thirrur të gjithë verifikuesit e fakteve t’i bashkëngjiten.

Në fund, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht tani gjatë epidemisë me koronavirusin, kur të vërejnë dezinformata në sferën publike, kurse të cilat janë në dëm të interesit publik, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mediat, politikanët apo rrjetet sociale, të adresohen në cilin do nga portalet e Fondacionit dhe të na njoftojnë, kurse ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tone t’i verifikojmë sipas parimeve profesionale të gazetarisë dhe dezinformatat e tilla t’i kundërshtojmë me fakte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button