RMV, Filipçe prezantoi ueb faqen për virusin korona në RMV, gjithsej numri arriti në 384

Venko Filipce, ministri i shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për gjendjen e institucioneve shëndetësore dhe pacientëve me virusin korona në RMV, transmeton Portalb.mk.

Ai paralajmëroi se do të testohen disa pacientë në ditët në vazhdim, për shkak të gjendjes së tyre të mirë. Në momentin kur do të jenë pozitiv në dy testet, do të lëshohen.

“Nga gjithsej 28, 11 pacientë që janë në shërim shtëpiak në Dibër, do të testohen njëjtë”, njoftoi Filipçe.

Portalb.mk parashtroi pyetje:

A do të hetohet rasti i pacientit nga Tetova, i cili ishte në Kozle, sikurse edhe në Ohër, e kështu me radhë? Akoma nuk na keni informuar si është infektuar? Kush ishte për vizitë? Dy familje të pacientëve kërkojnë hetim dhe dyshojnë te njërëzit që sjellin ushqim, shërbyen pa mbrojtje. A do të ketë hetim se si është sëmurë?

Kemi 13 qytetarë të infektuar në Tetovë, por askush nuk tregohet si është numri i të infektuarve sipas komunave, përsë? A kemi vatra të reja? Prej nga janë?

A është e vërtetë që ka person të infektuar në fshatin Pirok-komuna e Bogovinës, i cili sipas kryetarit të komunës lirshëm qarkullon nëpër fshat? A është i izoluar, a janë testuar gjithë që kanë kontakt me të?

Në lidhje me pyetjen e fundit për fshatin Pirok, ministri theksoi se nuk ka informata.

Psikiatri nga Spitali i psikiatrisë në Demir Hisar rezultoi pozitiv në testim, konfirmoi ministri në konferencë.

U hap faqja zyrtare koronavirus.com.mk për qasje më të lehtë të qytetarëve deri te rekomandimet, statistikat dhe këshillat në lidhje me virusin korona, njoftoi Filipce.

Në konferencë u konfirmuar se numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona ngelet 384.

********************************************************************************************************************

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 30 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 384.

Sipas qyteteve, 12 raste të reja ka në Shkup, 8 në Kumanovë, Prilep 9 dhe 1 në Kriva Pallankë.

Sipas vendit të jetesës, deri më tani të infektuar ka në:

  • Shkup 195
  • Kumanovë 62
  • Dibër 47
  • Prilep 21
  • Shtip 15
  • Tetovë 13
  • Strugë 9
  • Veles 6
  • Manastir 4
  • Ohër 3
  • Kavadar 2
  • Gjevgjeli 2
  • Kriva Pallankë 2
  • Strumicë 1
  • Gostivar 1
  • Koçan 1

Në ditënatën e kaluar janë bërë 342 teste, prej të cilave: nëpërmjet IShP-së 177, nëpërmjet Fakultetit të Veterinarisë 20, nëpërmjet Avicena 21, Biotek 24, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 100.

Deri më tani, gjithsej janë bërë 4.117 testime për virusin korona.

Si pasojë e virusit korona, deri më tani kanë ndërruar jetë 11 persona, ndërkaq 17 janë shëruar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button