Komuna e Gostivarit organizon trajnim për vullnetarët që do të shpërndajnë ndihma humanitare

Komuna e Gostivarit i njofton të gjitha institucionet, organizatat joqeveritare, shoqatat humanitare dhe grupet joformale të cilat aktualisht shpërndajnë ose planifikojnë të shpërndajnë ndihma humanitare në kohë të pandemisë në territorin e rajonit më të gjerë të Gostivarit (komunat: Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë) të delegojnë vullnetarë të vet që do t’i nënshtrohen një trajnimi të shkurtër për realizim të sigurt të distribuimit të ndihmave.

Trajnimi do të mbahet nesër me fillim në ora 12:00 në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe i njëjti do të realizohet nga ekspertë të Klinikës së sëmundjeve infektive dhe Institutit për Shëndet Publik.

“Njoftojmë gjithashtu se në kuadër të Shtabit rajonal të emergjencës – Gostivar, tashmë funksionon Këshilli koordinues për distribuim të ndihmave dhe për çdo aktivitet të ndërmarrë jashtë kornizave të tij, përgjegjësia bie mbi vet personat fizikë dhe juridikë”, thonë nga Komuna e Gostivarit..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button